Basketboll

MORINA LËNDOHET PËRSËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Erdhi me shumë bujë te Golden Eagle Ylli, por Gëzim Morina nuk po arrin të tregojë më të mirën tek klubi nga vendlindja.

Në ndeshjen e djeshme përballë Bashkimit e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, Morina u lëndua dhe ende nuk dihet, se sa i rëndë do të jetë ky lëndim.

Në takimin kundër prizrenasve, Morina përkundër se luajti vetëm 14 minuta, realizoi 12 pikë, kishte dhe 7 kërcime e 3 bllokada.

Ende nuk dihet saktë, nëse Morina do të luaj përballë Rahovecit në gjysmëfinalen e nesërme.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.