Basketboll

PHILADELPHIA PËRFORCON KREUN NË LINDJE, LA CLIPPERS POZITËN E DYTË NË PERËNDIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen dhe mëngjesin e kaluar në NBA janë zhvilluar 10-të ndeshje, nga 5 për secilën konferencë ndërsa skuadrat lidere arritën fitoret e radhës duke forcuar pozitat në krye të tabelës.

Në Konferencën e Lindjes, Philadelphia arriti fitoren e katërt rresht pasi mposhti Charlotte Hotnetsin në udhëtim me rezultat 118:111. Në këtë triumf të 76-ërs më së shumti u dallua Joel Embiid i cili ndeshjen e përfundoi me double – double fantastik, 34 pikë e 11 kërcime ndërsa u ndihmua edhe nga
Tobias Harris që shtoi 26 pikë. Pas kësaj fitoreje, Philadelphia ka forcuar pozitën e e parë në renditjen
tabelare me 16 fitore e 6 humbje duke u shkëputur nga Milwaukee Bucks që tani ka 3 fitore më pak e ka pësuar 8 disfata.

Nga ana tjetër fitore ka arritur edhe Bucks që mposhti Indiana-n me rezultat bindës 130:110 fal përformansës fantastike të Giannis Antetekounmpo, që realizoi që kompletoi triple – double me 21 pikë 14 kërcime e 10 asistime.

Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në Konferencën e Perendimit, LA Clippers arriti fitoren e radhës pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 121:99. Paul George ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar 36 pikë ndërsa Kawhi Leonard shtoi 24 të tjera.

Në duelet tjera që u zhvilluan mbrëmë dhe sot në mëngjes u arritën këto rezultate:

Oklahoma City – Houston 104-87
Washington – Miami Heat 103-100
San Antonio – Minnesota 111-108

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.