Basketboll

PHILADELPHIA MPOSHTET PAS 5 FITOREVE RRESHT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 5 fitoreve rradhazi, liderët e konferencës lindore Philadelphia 76ers u mposhtën nga Portland Trail Blazers me rezultat të thelle, 121-105.

Ndeshja që u zhvillua në Phily ishte totalisht e barabartë në dy çerekët e parë, 28-28, 12 minutëshi I parë dhe 29-29 çereku I dytë me semaforin që tregonte në fund të pjesës së parë rezultatin, 57-57.

Gjithcka ndryshoi në çerekun e tretë kur Portland e fituan thellë 40-19 dhe ky rezultat ishte vendimtar për fitoren.

Më i miri te Portland ishte Gary Trent Jr me 24 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Ndërsa te Phily nuk mjaftuan 37 pikët e Joel Embiid që ta fitojnë këtë ndeshje.

Portland tani regjistron 12 fitore e 9 humbje ndërsa Philadelphia ka 16 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.