Basketboll

PRISHTINA FINALISTI I DYTË I KUPËS SE KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar ndaj Ponte Prizrenit në gjysmëfinale dhe në një sfidë të jashtëzakonshme me shumë kthesa e me rezultatin final, 75-79.

Ishte pikërisht Prishtina që e nisi më mirë këtë duel, duke fituar çerekun e parë me 2 pikë avantazh, 20-22, përderisa Ponte Prizreni u rikthye shpejtë në lojë dhe e fitoi këtë periudhë, 20-10 dhe pjesa e parë e takimit u mbyll, 40-32 në favorin e prizrenasve.

Loja e fortë dhe përvoja e Prishtinës erdhi në pah në pjesën e dytë, kur kryeqytetasit fituan dy periodat vendimtare të takimit(17-26, 18-21) dhe me meritë iu gëzuan fitores së sotme.

Nigel Johnson me 24 pikë, 6 kërcime, 6 asiste dhe 3 vjedhje topash, ishte individi më i dalluar në fitoren e Prishtinës i ndihmuar edhe nga Tevin Mack me 17 pikë, Seth Leday me 13 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 11 pikë dhe që në momente kyçe e sidomos me bllokadën në sekondat e fundit mbi Jeremiah Paigen, ishte vendimtar.

Te Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Arti Hajdari me 24 pikë dhe Urim Zenelaj e Jeremiah Paige me nga 15 pikë secili.

Pas këtij triumfi në gjysmëfinale, Prishtina kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Golden Eagle Yllin.

Finalja e Kupës së Kosovës për këtë edicion, zhvillohet të dielën më 7 shkurt.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.