Basketboll

RC COLA DRITA FITUESE E KUPËS SË KOSOVËS NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Rc Cola Drita është fituese e Kupës së Kosovës në Ligën e parë.

Skuadra nga Gjilani ka arritur të triumfojë në finale ndaj As Prishtinës me rezultatin final të sfidës, 75-67, në një ndeshje që ishte shumë interesante e në sekondat e fundit, pamë një përleshje të vogël fizike me lojtarëve të dyja skuadrave, që i dha hije të zezë kësaj sfide.

As Prishtina e nisi më mirë sfidën, duke fituar çerekun e parë ngushtë, 11-13. Ndërsa kundërpërgjigja e Dritës erdhi shpejtë që e fitoi çerekun e dytë, 25-19 dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, 36-32, në favorin e gjilanasve.

Në pjesën e dytë, As Prishtina përsëri e nisi më mirë, duke e fituar çerekun e tretë me diferencë të konsiderueshme, 15-24, përderisa çereku i katërt i takoi krejtësisht Dritës që e fitoi, 24-11 e kjo ju solli fitoren dhe Kupën, skuadrës bardhekaltër.

Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dritës sot: Xzavier Barmore me plotë 27 pikë, si dhe Bardh Jakupi e Rinor Ahmeti me nga 16 pikë.

Te As Prishtina s’mjaftuan për fitore, Ermir Gashi me 21 pikë, Albatrit Berisha me 17 pikë, Dardan Sejdiu me 13 pikë dhe Alban Latifaj me 11 sosh.

Me këtë triumf, RC Cola Drita shpallet fituese e Kupës së Kosovës për Ligën e parë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.