Basketboll

YLLI – PRISHTINA, FINALJA E MADHE E KUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjysmëfinaleve të sotme të zhvilluara në Suharekë, janë kompletuar skuadrat finaliste që do të luajnë në Kupën e Kosovës për vitin 2021.

Golden Eagle Ylli mposhti Rahovecin me rezultat të thellë, 66-87, duke kaluar në finale të Kupës së Kosovës për herë të dytë rresht dhe më lehtë se që është pritur.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina në një sfidë dramatike mposhti Ponte Prizrenin, 75-79 dhe kështu kaloi në finale të Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Yllin.

Finalja e madhe ndërmjet, Yllit dhe Prishtinës luhet të dielën me fillim nga ora, 17:30. Rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, si zakonisht do të mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.