Basketboll

KEVIN DURANT DHE LEBRON JAMES JANË MË TË VOTUARIT PËR ALL STAR GAME

Prishtinë(AsistiOnline) – 10 ditë pasi kanë filluar votimet nga fansat për “All Star Game”, NBA ka publikuar basketbollistët më të votuar deri më tani. Në raundin e parë të rezultateve të publikuara, dy basketbollistët më të votuar janë Kevin Durant i Brooklyn Nets dhe LeBron James i La Lakers.

Në konferencën lindore dhe nga gjithë basketbollistët e dy konferencave, më i votuari është Kevin Durant që ka grumbulluar 2 milionë e 302 mijë vota. Basketbollisti i Brooklyn Nets ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë pas atij lëndimi që kishte në tendinën e akliti. Këtë sezon, Durant ka një mesatare prej 30.8 pikëve në ndeshje, 7.5 kërcime dhe 5.2 asistime. Ai poashu ka një saktësi prej 53.3 % nga gjuajtjet për dy pikë ndërsa 45.2% saktësi në gjuajtjet për tri pikë.

Pas tij në lindje vjen greku i frikshëm, Antetokounmpo. Ai ka grumbulluar deri më tani 1 milionë e 700 mijë vota ndërsa pas tij vjen Joel Embiid nga 76ers me 1 milionë e 5 mijë vota. Përbërjen e 5-shes së parë në linde e përmbyllin Bradley Beal i Ëashingtonit dhe shoku i Durantit, Kyrie Irving që ka qenë spektakolar në këtë sezon.

Kur jemi në Perëndim, i padiskutueshëm në vendin e parë është 4 herë kampioni i NBA, LeBron James. Ylli i La Lakers ka mbledhur 2 milionë e 200 mijë vota që e bënë atë lojtarin e dytë më të votuar nga të gjithë. 36 vjeçari këtë seon ka qenë fenomenal, me mesatare prej 25 pikëve, 7.7 kërcimeve dhe 7.5 asistimeve. LBJ këtë sezon ka saktësi prej 49% nga hapësira për dy pikë ndërsa nga treshet është i saktë 40.9%.

Shumë afër Jamesit është Stephen Curry i Golden State Ëarriors. 32 vjeçari deri më tani ka grumbulluar 2 milionë e 100 mijë vota dhe është basketbollisti i tretë më I votuar në NBA. Këtë sezon, Curry ka shënuar 62 pikë ndaj Portland Trail Blazers dhe forma e tij e mirë ka bërë që të jetë mes 3 basketbollistëve më të votuar. Pas yllit të Ëarriors, është Nikola Jokic i Denverit që ka mbledhur 1 milionë e 400 mijë vota ndërsa slloveni 21 vjeçar Luka Doncic është në vendin e katërt me 1 milionë e 300 mijë vota. Edhe pse Dallasi nuk po kalon në një formë të mirë, fansat po kujdesen që ta shohin Doncicin në All Star Game. 5-shen e Perëndimit e mbyllë ylli I La Clippers, Kaëli Leonard që deri më tani ka arritur 1 milionë e 200 mijë vota.

Surpriza më e madhe deri më tani po cilësohet Anthony Davies i LA Lakers. Kampioni i sezonit të kaluar me Lakersat është jashtë pesëshes më të mirë të Perëndimit duke bërë që të jetë qudia e momentit. Davies nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon kur flasim te statistikat personale. Deri më tani ka shënuar një mesatare prej 22.3 pikë që është më e dobëta nga sezoni 2013-2014 dhe kur bëhet fjalë për kërcimet, Davies nuk ka bërë më pak që nga sezoni I tij debutues në vitin 2012.

 

Ky edicion do të jetë 70-ti në NBA. Ndeshja më interesante e vitit do të zhvillohet më 7 mars, pra mes pjesës së parë dhe të dytë të sezonit të rregullt. NBA ALL STAR GAME do zë vend në palestrën Bankers Life Fieldhouse të Indianapolisti që ka kapacitet prej 17,923 ulëse por këtë herë do të jetë totalisht I boshatisur për shkak të masave të marra anti covid në SHBA. Kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e tillë zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Votimi për pesëshet e preferuara do të jetë i hapur deri më 16 shkurt. Në këtë votim, do të përfshihen lojtarët dhe mediat. Fansave do i llogariten 50-shi% i votave, ndërsa votat nga lojtarët dhe paneli mediatik do jenë nga 25% secila. Pasi të mbyllet votimi, të gjitha këto përqindje do të bëhet bashkë dhe nga votat e tifozëve, lojtarëve dhe mediave do zgjedhen pesëshet nga konferenca lindore dhe perëndimore. Nëse dëshironi edhe ju të bëheni pjesë e votimit, mund ta bëni këtë gjë përmes faqes zyrtare të NBA, përmes aplikacionit telefonik të NBA por edhe përmes rrjetit social Tëitter.

Hera e dytë kur do të publikohen votat do të jetë data 11 shkurt.

Ngjarjen e përvitshme të NBA ALL STAR 2021, që zhvillohet nga 5 deri më 10 mars do keni mundësinë ta ndiqni ekzkluzivisht në kanalet sportive të platformës numër një në vend, Art Motion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.