PONTE PRIZRENI RINOVON KONTRATA E TRE BASKETBOLLISTËVE VENDORË
Prishtinë(AsistiOnline) – Vetëm një ditë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, skuadra e Ponte Prizrenit ka rinovuar kontratat me bazën e lojtarëve vendorë nga ky stinor.
Skuadra simpatike nga Prizreni që për një kohë të shkurtër që nga themelimi, ka arritur të jetë ekip konkurues edhe për trofe, sot ka vazhduar kontratat me disa prej basketbollistëve vendorë kryesorë.
Arti Hajdari, Urim Zenelaj e Blend Matoshi, kanë rinovuar kontratat me skuadrën e Ponte Prizrenit, por që detajet e marrëveshjeve nuk janë bërë publike.
Në skuadrën e Ponte Prizrenit, është cekur se do mbeten edhe brezi i ri i talentëve: Leurit Morina, Ensar Muriqi, Jon Pirana, Endrit Shemsedini dhe Edison Krasniqi. Si dhe kapiteni, Qëndrim Ajazaj që sipas klubit prizrenas, kanë vendosur se në momentin e pensionimit të Ajazajt, fanelën me numër 12 do ta eliminojnë, përherë si një 12-she e pazëvendësueshme.
Krejt në fund të shkrimit thuhet se, Ponte Prizreni ju uron suksese ekipeve finaliste në të dyja konkurencat e Kupës dhe në veçanti, KB BASHKIMI(F).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.