DERRICK ROSE RIKTHEHET TE NEW YORK KNICKS
Prishtinë(AsistiOnline) – New York Knicks kanë bërë të ditur se skuadra ka afruar në shërbimet e veta MVP e vitit 2011, Derrick Rose.
Ky trade ka bashkuar Rose dhe trajnerin Tom Thibodeau për herë të dytë pas Chicago Bulls kur në atë kohë, Derrick Rose u bë lojtari më i ri në NBA që shpallet MVP i sezonit.
Ishte një shkëmbim ky mes Neë York Knicks dhe Detroit Pistons dhe me Rose që përfundoi te Knicks, Pistons kanë afruar shërbimet e Dennis Smith Jr dhe pikun apo zgjedhjen e raundit të dytë në Draftet e këtij viti.
Këtë sezon, Derrick Rose luajti në 15 ndeshje për Detroitin me mesatare prej 14.2 pikë, 4.2 asistime dhe 1.9 kërcime në 23 minuta. Kështu, Derrick Rose rikthehet te Knick pas 5 vitesh, ku në këtë skuadër kishte luajtur vetëm për një sezon. Në sezonin 2016-2017 Rose ishte paraqitur 58 herë për New York me mesatare prej 8.7 pikë dhe 3.7 asistime.
Deri më tani, Rose ka zhvilluar 611 ndeshje në NBA duke regjistruar 18.7 pikë, 5.6 asistime dhe 3.4 kërcime në 12 sezone për skuadrat si Chicago, Neë York, Cleveland, Mnnesota dhe Detroit.
Në qytetin e New York, është bërë edhe një tjetër transferim. Brooklyn Nets kanë afruar shërbimet e Noah Vonleh që ishte një lojtar I lirë.
Valneh ka luajtur për skuadrat si Charlotte, Portland, Chicago, Neë York, Minnesota dhe Denver me mesatare prej 5 pikësh e 5.2 kërcime në 17 minuta mesatarisht.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.