MILWAUKEE ME FITOREN E 5-TË RADHAZI, VIKTIMA ËSHTË DENVER NUGGETS!
Prishtinë(AsistiOnline) – Milëaukee Bucks e udhëhequr nga Antetokounmpo dhe Middleton regjistruan fitoren e pestë rradhazi ndaj Denver Nuggets me rezultat 125-112.
Në palestrën Ball Arena, Denveri shijoji humbjen e tretë rresht duke u thelluar edhe më shumë në krizë, ku për të siguruar një pozitë në 8 skuadrat më të mira po i vështërsohet çdo ditë e më shumë.
Ndeshja filloi tejet e niveluar, me Nuggets që kishin iniciativë të lehtë dhe kjo u shpërblye në fund të
12-minutëshit që e fituan me rezultat 42-37. Nga ky moment, djelmoshat e Mike Budenholzer u
motivuan dhe u rikthyen fuqishëm duke I fituar tre cerekët pasardhës për rezultatin final me 13 pikë
epërsi, 125-112.
Kjo ishte edhe një natë rekordesh për Milëaukeen. Skuadra e udhëhequr nga greku i frikshëm Antetokounmpo arriti në ndeshjen e 32-të rradhazi që shënojnë më shumë se 100 pikë në ndeshje.
Përndryshe është skuadra e parë në NBA që e arrin një gjë të tillë.
Më të mirët për këtë fitore te Milëaukee kanë qenë dyshja Antetokounmpo dhe Middleton. Ky i fundit kompletoi dyshifror të dyfishtë montruoz me 29 pikë të realizuara e 12 asistime duke kontribuar edhe 7 kërcime. Ndërsa greku 26 vjeçar këtë takim e mbylli si më efikasi me 30 pikë e 9 kërcime.
Te Denveri më i dalluari ishte Jokic që kompletoi double doublen e 22 në këtë sezon. Ai shënoi 35
pikë me 12 kërcime e 6 asistime.
Milëaukee Bucks vazhdon të jetë në pozitën e dytë të lindjes me 16 fitore e 8 humbje ndërsa Denveri ka rënë në vendin e 8 të perëndimit me 12 fitore e 11 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=ahFJXUuFqFg
Komentet janë të mbyllura.