BROOKLYN SHIJON HUMBJEN E TRETË RRESHT! GOLDEN STATE I REVANSHOHEN SPURSAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Mungesa e Kevin Durant në tre ndeshjet e fundit ka bërë të ndihet mjaftë shumë, me Brooklyn që tani shijon humbjen e tretë rradhazi. Nets në mëngjesin e sotëm u mposhtën
nga vendi I fundit në bregun lindor Detroit Pistons me rezultat 122:111.
Edhe pse kanë hyrë si favorit në këtë takim, Brooklyn nuk e kanë larguar problemin që titullohet mbrojtje. Takimi që u zhvillua në Little Ceasars Arena, nxori në pah edhe më shumë problemet e vijës së fundit te pretendetët për finale të play offit, me DeAndre Jordan që ishte pothuajse inekzsistent në parket.
Te Detroiti në fitoren e parë pas 4 ndeshjeve, më I miri ishte Jerami Grant me 32 pikë të shënuara, 5 kërcime e 4 asistime. Përkrahu I qëndroi Delon Ëright me 22 pikë, 9 asistime e 4 kërcime.
Nga ana tjetër, te Netsat më të mirët kanë qenë Harden dhe Irving ku sëbashku kanë
shënuar 51 pikë.
——————————————————————————————————————————————————————
Në takimin tjetër të zhvilluar gjatë mëngjesit, Golden State Ëarriors arritën ti revanshohen San Antonio Spurs për ndeshjen e kaluar, duke e fituar me rezultat të thellë, 114-91.
Edhe njëherë në këtë ndeshje shkëlqeu i zakonshmi Steph Curry që ndeshjen e përfundoi me 32 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Në mëngjesin e sotëm edhe Kelly Oubre Jr ishte sërish protagonist ku kompletoi double double me 12 pikë e 10 kërcime.
Tani Golden State janë ngjitur në vendin e 8 me 13 fitore e 12 humbje ndërsa San Antonio është dy pozita më lartë me 14 fitore e 11 humbje.
Në duelet tjera që u zhvilluan sot në mëngjes u arritën këto rezultate:
Neë York Knicks – Miami Heat 96-98
Houston Rockets – Neë Orleans Pelicans 101-130
Orlando Magic – Portland Trail Blazers 97-106
Philadelphia 76ers – Sacramento Kings 119-111.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=iwCei1jTYKE
Komentet janë të mbyllura.