Basketboll

DENIS ZENELAJ I BINDUR NË SUKSESE ME KOSOVËN, SYNON TË JETË I RREGULLT NË GRUMBULLIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë këtyre ditëve pritet që Përfaqësuesja e Kosovës A, ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit parakualifikuese për Botërorin 2023.
Në listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar për këto dy takime, do të jetë edhe i riu i talentuar, Denis Zenelaj që luan në basketbollin gjerman me skuadrën e Bremerhaven.
AsistiOnline.com ka zhvilluar një intervistë me djaloshin e gjatë 200 centimetra i cili ka folur për pritjen që ju është bërë te Kosova, ambiciet, planet dhe gjëra tjera që kanë të bëjnë me të.
Të jem pjesë e Kosovës, është e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur për mundësinë që ma ka japur Federata e Basketbollit të Kosovës dhe trajneri dhe besoj se do jua shpërblejë”.

Si është pritur nga stafi dhe bashkëlojtarët basketbollisti i ri kosovar?

Te Kosova më kanë pritur shumë mirë edhe stafi por edhe bashkëlojtarët. Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe po kuptohem mirë me të gjithë”.

A mendon Denisi që mund ta bindë selektorin e Kosovës, Marmarinos, që të mbetet në listën e ngushtë?

Unë synoj të fitojë sa më shumë eksperiencë nga të gjithë këta lojtarë fantastikë që janë këtu. Si thonë amerikantë “like a sponge soaking water”, sikur një sfungjer duke marrë gjithçka që këta më mësojnë dhe duke mësuar nga eksperienca e tyre. Loja dhe minutazhi do te ishte çershia mbi tortë, por synimi im është të mësoj sa më shumë”, thotë Zenelaj.

Mund ti fitojë Kosova të dyja ndeshjet e këtij grupi aspak të lehtë?

 

Kam shumë besim në aftësitë e bashkëlojtarëve, për të fituar këto lojë dhe besoj që do t’ia dalim, por të presim dhe të shohim”.

Për fund, cilat janë planet e alosë prishtinase për të ardhmen, si me ekip ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës?

Planet e mija për të ardhmen janë të zhvillohem si lojtar dhe të arrijë majat e basketbollit evropian. Poashtu synoj që në të ardhmen të jem lojtar i rregullt në Kombëtaren e Kosovës dhe së bashku të korrim suksese”, tha basketbollisti i talentuar prishtinas.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.