Basketboll

PONTE PRIZRENI LIRON HOLLOMANIN, MARTIN RIKTHEHET NË AKSION

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Ponte Prizrenit e ka liruar nga skuadra basketbollistin amerikan, Garrius Holloman me të cilin kishte arritur marrëveshje ditë më parë.

Me të marrë lajmin e mirë për rikthimin e Josh Martinit nga lëndimi, skuadra simpatike nga Prizreni e ka liruar, Garrius Hollomanin e transferuar ditë më parë.

Aventura e shkurtërve Garrius Hollomanit në klubin tonë ka përfunduar. Lojtari i cili erdhi në FINAL8 si zëvendësues i Joshua Martinit, ishte i kontraktuar vetëm për Final8 ndërsa si kusht për vazhdimin e kontratës ishte konfirmimi i mjekëve për të ardhmen e Joshua Martin.
Pas gjitha ekzaminimeve dhe komtrollave mjeksore, mjekët kan dhënë dritën jeshile mbi gjendjen shumë të mirë shëndetsore të Joshua Martin , i cili nga dita e hënë ka filluar stërvitjet intensive me ekipin dhe klubi nuk e vazhdon marrëveshjen me Hollomanin. KB PONTEPRIZRENI falenderon Garrius Hollomanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Prizreni.
Të kujtojmë se Holloman luajti me Ponte Prizrenin në dy ndeshje(për Kupë) dhe nuk është se impresionoi me lojën e tij.
/AsistiOnline.com/
 

 

Komentet janë të mbyllura.