REAGIME TË SHUMTA PËR MOS FTESËN E ARTI HAJDARIT NË PËRFAQËSUESE
SHTYLLA KRYESORE E SUKSESIT TË PONTES SIVJET NUK FTOHET PËR NDESHJET VENDIMTARE TË KOSOVËS NË PARAKUALIFIKIME PËR BOTËRORIN 2023
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas publikimit të listës së gjerë të basketbollistëve të ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet vendimtare të cilat Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillon javën e ardhshme kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë në kuadër të Para-kualifikimeve për Botërorin 2023, ka pasur reagime të shumta dhe kritika për mos ftesën e Arti Hajdarit, fundorit të Ponte Prizrenit.
Ish reprezentuesi i Kosovës i cili sivjet u transferua në skuadrën Ponte Prizreni ku po shkëlqen me mesatare prej 18.4 pikëve, 4.2 kërcimeve, 3.4 asistimeve dhe 1.8 topave të vjedhur, është ndër shtyllat kryesore të suksesit që e ka treguar kjo skuadër dhe e cila sivjet konsiderohet befasia më e këndshme e Superligës ngase me 13 fitore e 6 humbje, aktualisht mbanë pozitën e dytë pas Rahovecit që ka sukses identik por koshaverazh më të mirë. �
Lënia jashtë listës e Arti Hajdarit përkundër formës së lartë në të cilën po kalon dhe kontributin e jashtëzakonshëm që po e jep në suksesin e Ponte Prizrenit në Superligë ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti i basketbollit kosovar.�
Një nga ata që kanë reaguar ashpër, është edhe njëri prej trajnerëve më të trofeshëm në basketbollin e Kosovës, Fabian Gjuka. Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka komentuar kështu, mos-ftesën ndaj Arti Hajdarit:�
”Arti Hajdari nuk ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës në Basketboll, lojtari më në formë, njëherit lojtari me kontributin më të madh në Superligen e Kosovës. Pse… Ose SELEKTORI nuk ka fare informata për lojtarët kosovarë ose SELEKTORIT ju është servuar lista. Është mëkat i madh që lojtari më i spikatur në Superligën tonë të mos marrë ftesë nga SELEKTORI. Deri kur kështu’‘ ka shkruar Gjuka.�
Pas lajmit se Arti Hajdari është lënë jashtë Përfaqësueses, AsistiOnline.com ka biseduar me vetë basketbollistin nga Peja i cili me shumë sportivitet e pranoi vendimin:
”Jo unë nuk kam marrë ftesë nga FBK-ja për grumbullim me Kosovën, thënë të drejtën nuk kam ndonjë koment për këtë gjë, jam i koncentruar me klubin dhe dua të vazhdoj përpara pa komentuar më shumë‘” është shprehur shkurt dhe me shumë zotnillëk, Arti Hajdari.�
Pas prononcimit të fundorit fantastik të Ponte Prizrenit, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës për të marrë një koment nga ta, më konkretisht ka biseduar me drejtorin e Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugovën i cili lidhur me mos grumbullimin e njërit prej basketbollistëve më në formë në Superligë tha:”E vërtetë që Arti Hajdari po kalon formë shumë të mirë. Arsyeja pse nuk është ftuar, është se kemi shumë lojtarë në pozitën e tij, Myles, Bunjaku, Berisha, Tmusic, Erjoni dhe të njëjtën kohë jemi duke i ofruar disa lojtarë të rinjë si Denis Zenelaj e Meriton Ismaili’‘.�
I pyetur për kriterin e vlerësimit për përzgjedhjen e lojtarëve, Drejtori i Reprezentacioneve të Kosovës ritheksoi formën e lartë të Artiti mirëpo mos fetsën e tij e arsyetoi me faktin se ”Myles është i natyralizuar dhe Bunjaku është lojtar që ka kapacitet të zhvillohet edhe më shumë”.�
Përkundër kësaj deklarate, të shumta ishin reagimet dhe kritikat për vendimin që Art Hajdari përsëri të mos grumbullohet me Kosovën. Duhet rikujtuar se ai nuk u ftua as në vjeshtë për dy ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovakisë dhe Islandës në “Fluskën e Bratisllavës”. Të dy ato ndeshje Kosova i kishte humbur me rezultat të thellë prej minus 24 pikëve dhe i ka vështirësuar shumë gjasat për kualifikim.
Ndeshjet vendimtare të Grupit B të Para-kualifikimeve për Botërorin 2023 ku përveç Kosovës garojnë edhe Islanda, Sllovakia dhe Luskemburgu do të zhvillohen në “Fluskën e Prishtinës” javën e ardhshme.
Të enjten me 18 Shkurt në program janë dy ndeshje, Sllovakia – Islanda nga ora 16 dhe Kosova – Luksemburgu nga ora 19 ndërkohë, të shtunën me 20 Shkurt në program janë dy ndeshjet e fundit: Luskemburgu – Islanda nga ora 16 dhe Kosova – Sllovakia nga ora 19.
Aktualisht, Islanda është lider i grupit me 3 fitore e 1 hubje kurse Sllovakia e dyta dhe Kosova e treta kanë nga 2 fiore dhe 2 humbje por sllovakët kanë koshaverazh më të mirë. I fundit është Luksemburgu me fitoren befasuese kundër Sllovakëve në Bratisllavë, që ishte dhuratë e madhe për Kosovën dhe ka edhe 3 disfata tjera. �
Kosova për t’u kualifikuar tutje duhet t’i fitoj të dy ndeshjet�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.