Basketboll

UTAH JAZZ I REKORDEVE, KËSAJ RRADHE MPOSHTIN BOSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Nën praninë e 3,902 tifozëve në Vivint Arena, Utah Jazz bëri historinë duke mposhtur Boston Celtics me rezultat 122-108. 

Me këtë fitore të arritur, xhezerët e Utah barazuan rekordin e tyre që e kishin arritur në sezonin 1996-1997 me tandemin Stackton-Malone kur në 25 ndeshjet e para kishin 20 fitore e 5 humbje. Tani pas 24 vitesh, me Mitchell-Gubert-Malone, Utah e përsëriti suksesin duke arritur të njëjtat shifra dhe janë në krye të konferencës perëndimore.

Ndeshja filloi e barabartë, me Bostonin që krijuan një epërsi plus 8 në çerekun e parë, por një dush I ftohtë për Utah bëri që këta të fundit ta ngushojnë epërsinë fillimisht në tri pikë, e pastaj duke I fituar tre çerekët pasardhës.

Lojtari i ndeshjes ishte Donovan Mitchell që përpak sa nuk arriti shifrat double double për herë të parë këtë sezon. Mitchell e përfundoi ndeshjen me 36 pikë, 9 asistime e 4 kërcime. Francezi 214 centimetër I gjatë, Rudy Gobert tregoi edhe njëherë dominimin nën trapez duke kërcyer plotë 12 herë. Qendra e Utah ishte edhe lojtari I dytë më efikas duke shënuar 23 pikë.

Te Bostoni, më i miri ishte I rikthyeri nga lëndimi Jaylen Broën që shënoi plotë 33 pikë por që nuk mjaftuan për një fitore eventuale.

Bostoni me këtë humbje e shijoji të dytën me rradhë duke u thelluar në krizë. 17 herë kampionët janë zhvendosur në vendin e 4-të ku kanë 12 fitore e 11 humbje.

Nga ana tjetër, Utah po marshon sigurt në vendin e parë ku arritën në 20 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=UiY9hTnqY1I

Komentet janë të mbyllura.