Basketboll

LUKA DONCIC ME TRIPLE DOUBLE NO.32, LAKERS FITOJNË NË OVERTIME PËR HERË TË TRETË RRADHAZI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks arrin fitoren tretë rradhazi me ndihmën e lojtarit më të mirë që kanë në skuadër, Luka Doncic.

Mavericks triumfuan me rezultat 118-117 përballë Atlantas, me takimin e mëngjesit që ishte edhe me rekorde.

Luka Doncic ishte monstruoz në paraqitjen e tij duke kompletuar dyshifror të trefishtë me mesatare prej 28 pikëve dhe dy 10-she, 10 kërcime e 10 asistime. Ishte kjo triple double I 32-të në karrierë për të, ndërsa i shtati këtë sezon.

Slloveni me këtë sukses e ka kaluar John Havileckun që kishte 31 triple double në karrierë.

Nga ana tjetër, La Lakers u detyruan të shkojnë në overtime për herë të tretë rresht, për ta regjistruar fitoren e 20 sezonale ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 114-113. 

Ishte fitorja e 5-të rradhazi për kampionët në fuqi që tani kanë po aq fitore sa Utah Jazz e vendit të parë. 

Edhe një herë tjetër, për 41 minuta luajti 36 vjeçari James që ishte normalisht edhe më I miri në parket. LBJ ndeshjen e mbylli me 25 pikë, 6 kërcime e 7 asistime duke e bartur barrën e skuadrës pas mungesës së Anthony Davies. 

Tani Lakers kanë seri 20 fitore e 6 humbje ndërsa Oklahoma është në vendin e 14 me 10 fitore e 14 humbje.

Në duelet tjera që u zhvilluan sot në mëngjes u arritën këto rezultate:

TORONTO – WIZARDS 137-115

PACERS – NETS 94-104

HORNETS – GRIZZLIES 114-130

LA CLIPPERS – MINNESOTA 119-112

PELICANS – BULLS 116-129

CLEVELAND – NUGGETS 95-133

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.