Basketboll

PENZA FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka fituar njërën prej përballjeve më interesante të xhiros së 13 në Superligën e Femrave, duke mposhtur Vëllaznimin.

Vashat pejane kanë triumfuar me shumë vështirësi në udhëtim tek vashat gjakovare me rezultatin final të takimit, 72-76.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Penzës sonte, Arbnore Përçuku(32), Ashlie Howell(16), Valbona Bytyqi(11) dhe Gabrielle Cooper(10).

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Ravena Baker me plotë 41 pikë e as Sarah Mgbeike me 15 sosh.

Pas xhiros së 13-të, Penza arrin në kuotën e 20 pikëve, si e 4-ta me 7 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi mbetet i 2-ti me 22 pikë, 9 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.