Basketboll

SKUADRAT E NEW YORKUT, HAPIN DYERT E PALESTRAVE PËR TIFOZËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Guvernatori i Neë Yorkut Andrew M. Cuomo ka bërë të ditur se Barclays Center dhe Madison Square Garden do i hapin dyert për tifozët.

Në një vendim të marrë gjatë ditës së djeshme, Cuomo ka thënë se është pranuar kërkesa e dy skuadrave nga New York dhe do të lejohet 10% nga kapaciteti i plotë i palestrave me arsyen se situata me pandeminë është përmirësuar këto kohë.

Barclays Center ka kapacitet prej 17,732 ulëse dhe me 10% do të lejohen 1775 tifozë, ndërsa në Madison Square Garden do lejohen 2000 simpatizantë.

Palestrat do hapen më 23 shkurt dhe Brooklyn Nets ja bën “sefte” kundër Sacramentos ndërsa New York Knicks do t’i bëj konak Golden State Warriors.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.