DRITA FITON PËRBALLJEN KRYESORE TË XHIROS NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 12-të në Ligën e parë.
Klubi nga Gjilani ka arritur të fitojë përballjen e vështirë ndaj New Basketit në ”Sezai Surroi” të Prizrenit me rezultat të ngushtë, 72-79.
Rrjedha e këtij takimi ishte shumë e ngushtë me Dritën që startoi më mirë(19-24), pastaj New Basket u këndell duke fituar dy periudhat e radhë(15-13, 24-19) dhe çereku i fundit nisi me epërsi për prizrenasit(58-56), por në periodën e fundit, Drita përsëri u rikthye te loja e mirë(14-23) dhe e fitoi ndeshjen me meritë.
Dy basketbollistë arritën double-double në fitoren e sotme të Dritës: Xzavier Barmore(19pk, 10 ast), Arian Mehmeti(16pk, 10krc), të ndihmuar edhe nga Qëndrim Demi me 12 pikë dhe Rinor Ahmeti me 10 sosh.
Te New Basketi s’mjaftuan për fitore, Aaron Njike me double-double(25pk, 11krc), Bardhi Rexha poashtu me double-double(14pk, 13krc), Ardit Memqaj luajti me 12 pikë dhe Hajriz Hazeri me 10 pikë(3/3 për 3 pikë).
Me këtë triumf, Drita rikthehet në pozitën e parë me 10 fitore e 1 humbje. Ndërsa, New Basketi del i 4-ti me 17 pikë, 6 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e radhës, New Basketi i shkon Prishtinës së Re e Drita e pret Lipjanin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.