KBF KASTRIOTI MPOSHT THELLË TREPÇËN DHE LARGOHET NGA FUNDI I TABELËS
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Kastrioti e ka fituar përballjen e skuadrave nga fundi i tabelës në Superligën e Femrave, duke mposhtur Trepçën.
Në sfidën e zhvilluar sot në Palestrën ”Bill Clinton” në Ferizaj, vashat e drejtuara nga Kimete Haliti kanë triumfuar ndaj atyre nga Mitrovica me rezultatin final, 87-60.
Dy basketbollistet e huaja, Andrea Iavarone me 29 pikë e 20 kërcime dhe Amani Alexander me triple-double(16pk, 14krc, 12ast), të ndihmuara edhe nga Agnesa Rrahmani me 24 pikë dhe Erina Berisha me 10 pikë, ishin basketbollistet më të dalluara në fitoren e Kastriotit sot.
Te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Sihana Ramoja me 21 pikë e Alyson Johnson me 19 pikë.
Pas xhiros së 13-të, Kastrioti ngritet në pozitën 5 me 15 pikë, 2 fitore e 11 humbje. Përderisa, Trepça bie e fundit me 14 pikë, vetëm 1 fitore(ndaj Kastriotit në vjeshtë) dhe 12 humbje, duke rrezikuar kështu rënien në Ligën e parë të femrave.
Në xhiron e ardhshme, Kastrioti luan në udhëtim te Bashkimi e Trepça e pret Vëllaznimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.