Basketboll

PHILLY MPOSHTEN NGA PORTLAND, FITORE ARRITI EDHE INDIANA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave me formën më të lartë sivjet në NBA, Philadelphia 76ers është mposhtur pas dy fitoreve rresht.

Portland Trail Blazers kanë arritur fitore përballë ekipit të Doc Riversit me rezultatin e ngushtë, 118-114.

Damian Lillard me 30 pikë e Carmelo Anthony me 24 sosh, ishin dy individët e dalluar në këtë fitore për Blazers.

Tek Sixers s’mjaftuan për fitore, Joel Embiid me plotë 35 pikë e 9 kërcime, por as Ben Simmons me 23 pikë, 11 kërcime e 9 asiste.

Në perëndim, Portland gjendet i 5-ti me 14 fitore e 10 humbje. Ndërsa, Philly në lindje gjendet ekipi i parë me 18 fitore e 8 humbje.


Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Indiana Pacers mposhtën Detroitin me rezultatin tejet të thellë dhe përfundimtar, 95-111.

Domantas Sabonis me 26 pikë, 8 kërcime e 8 asiste, shkëlequ në këtë fitore të Pacers, por u dallua edhe Malcolm Brogdon me 18 pikë.

Te Pistons me lojë të mirë u dalluan, Josh Jackson me 18 pikë e Isaiah Stewart me 17 sosh.

Aktualisht në Lindje, skuadra e Pacers gjendet në pozitën 5 me 13 fitore e 13 humbje. Përderisa, Pistons pozicionohen të fundit me plotë 19 disfata e vetëm 6 fitore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.