Basketboll

PUBLIKOHEN VOTAT E ALL STAR GAME, LEBRON KALON DURANTIN SI MË I VOTUARI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James fal paraqitjeve të fundit që ka bërë me skuadrën e tij është ngjitur në vendin e parë si lojtari më I votuar nga fansat për All Star Game që zhvillohet më 7 mars. Kështu 4 herë kampioni ka tejkaluar Durantit me mbi 100 mijë vota më shumë që e zhvendos lojtarin e Brooklynit ne vendin e dytë.

Arsyeja pse Durant ka fituar pak vota në javën e dytë është se nuk ka qenë i pranishëm në disa ndeshje për shkak të protokolleve anti covid të vendosura nga NBA.

Lojtari I tretë më I votuar mbetet luftëtari I Golden State, Steph Curry me 4 milionë vota të marra.

Nga lojtarët evropian, më I votuar tani është Giannis Antetokounmpo duke tejkaluar kështu Jokicin që e mbante këtë primat javën e kaluar. Greku i frikshëm ka 3 milion e 200 mijë vota ndërsa Jokic ka grumbulluar 3 milionë sosh. Pas tyre vjen super ylli Luka Doncic me 2 milionë e 500 mijë vota.

Super përballja mes dy konferencave do të zhvillohet më 7 mars në palestrën State Farm Center të Atlantas. All Star Game 2021 transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës Art Motion.

5 lojtarët më të votuar nga konferenca perëndimore:
LeBron James, Nikola Jokic, Kaëhi Leonard, Steph Curry, Luka Doncic

5 lojtarët më të votuar nga konferenca lindore:
Kevin Durant, Giannis Antetokounmpo, Joel Embiid, Bradley Beal, Kyrie Irving

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.