Basketboll

TORONTO RAPTORS NUK KTHEHEN NË KANADA KËTË SEZON

Prishtinë(AsistiOnline) – Zyrtarët e kanadezëve të Toronto Raptors kanë bërë të ditur se sezonin 2020-2021 do ta përfundojnë në Tampa të Floridas. Ky vendim është marrë për shkak të masave të rrepta që I kanë vendosur Kanadaja për ta luftuar viruson corona.

Presidenti I klubit Masai Ujiri për media është shprehur se pritja në Florida ka qenë tejet e ngrohtë sikurse temperaturat dhe nuk do e kenë problem që ta përfundojnë sezonin jashtë shtëpisë së tyre.

Toronto deri të enjten e kaluar në Amalie Arena të Floridas ka zhvilluar 11 ndeshje ku ka arritur 6 fitore kundrejt 5 humbjeve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.