Basketboll

ISTOGU MPOSHT VUSHTRRINË DHE VAZHDON NDJEKJEN E KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut e ka arritur edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në stinorin pranveror të Ligës së parë.

Ekipi istogas kësaj rradhe ka mposhtur në udhëtim, Vushtrrinë me rezultatin përfundimtar, 52-71.

Diamant Shabani me 19 pikë, Fisnik Juniku me 16 pikë dhe Ardit Pepaj me 10 sosh, ishin tre individët më të dalluar në fitoren e Istogut sot.

Te Vushtrria s’mjaftuan për fitore, Albion Imeri me 17 pikë dhe Butrint Zabergja me 16 sosh.

Pas xhiros së 11-të, Istogu pozicionohet i 3-ti me 20 pikë, 9 fitore e 2 humbje. Përderisa, Vushtrria ndodhet e 6-ta me 16 pikë, 5 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e radhës, Istogu e pret As Prishtinën, ndërsa Vushtrria i shkon Feronikelit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.