Basketboll

JAMES ME REKORD FAMËKEQ, KALON EDHE CARL MALONEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se udhëhoqi skuadrën e Lakers drejt fitores, 115-105 ndaj Memphisit, LeBron James këtë ndeshje do ta mbajë në mend si negative për të.

Në fakt, gjatë kësaj sfide James theu një rekord tjetër, por që nuk do të dëshironte ta kishte për faktin se qëndron në aspektin negativ dhe zakonisht atë e njohim për rekorde pozitive e jo për të tilla.

LeBron James aktualisht është lider në listën e lojtarëve me topat më të humbur në historinë e NBA-së me plotë 4,525 humbje topash.

Në duelin përballë Grizzlies, James theu rekordin e Carl Malone, i cili ishte udhëheqësi absolut për mbi 20 vjet në këtë ‘garë’ me 4,524 topa të humbur.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.