Basketboll

LARGIM I PRITUR NGA SKUADRA E YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Një largim i pritur nga skuadra e Golden Eagle Yllit, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Fundori amerikan, Griffin Ramme ka ndarë rrugët me klubin nga Suhareka e që në fakt kishte ardhur si huazim nga ekipi, Goga Basket nga Shqipëria, por me të nisur kampionati atje, klubi durrsak ka vendosur ta rikthejë në roster, 31 vjeçarin nga Ontario.

Lajmin për largimin nga skuadra e Yllit e ka konfirmuar vetë Ramme, nëpërmjet një postimi në llogarinë personale në Instagram, ku ka falenderuar klubin nga Suhareka, duke ju dëshiruar suksese deri në fund të stinorit.

Ramme me Yllin luajti në 6 ndeshje dhe kishte mesatare prej, 14.7 pikë, 6.8 kërcime e 5.7 asiste për ndeshje.

Të kujtojmë se basketbollisti në fjalë, më herët ka luajtur edhe për skuadrën tjetër kosovare, Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.