BARCELONA FITON KUPËN E SPANJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona është fituese e Kupës së Spanjës në basketboll për stinorin e sivjetmë 2020/21.
Skuadra katalunase e Barçës ka arritur të mposhtë rivalin e përbetuar, Real Madridin në finale me shifrat e përgjithshme, 88-73, për t’ju gëzuar kështu fitimit të Kupës së Spanjës.
Në këtë triumf që e stolisi me trofe skuadrën e Barçës, individët më të dalluar ishin: amerikani, Cory Higgins me 20 pikë e letonezi, Rolands Smits me 13 sosh.
Te Reali me lojë të mirë spikatën, Walter Tavares me 17 pikë e Alberto Abalde me 15 pikë.
Të kujtojmë se skuadra më e trofeshme në këtë garë, është Real Madridi me 28 kupa të fituara, ndërsa, Barcelona këtë trofe e fitoi dje për herë të 26 në histori të klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.