KOMBËTARJA SHQIPTARE UDHËTON DREJT QIPROS
Prishtinë(AsistiOnline)– Gjatë ditës së sotme, Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit ka udhëtuar drejt shtetit të Qipros për ndeshjet e fundit në parakualifikimet e Botërorit 2023.
Prej disa ditësh, ekipi shqiptar në krye me selektorin, Afrim Bilalli është stërvitur dhe ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, me ekipet e Tiranës dhe Goga Basket, për të parë formën e ekipit.
Gjersa dhënia e lejes për lejimin e aktiviteteve sportive në Shqipëri, sigurisht do të jetë një motiv më shumë për djemtë e kombëtares shqiptare të basketbollit të cilët shpresojmë të arrijnë rezultate pozitive dhe menjëherë pas kthimit pritet të vijojnë me kampionatet kombëtare dhe me ligën UNIKE, për basketboll sa më cilësor.�
Vlen të ceket se ekipit të Shqipërisë në Qipro ,do ti bashkohen edhe tre lojtarët që aktivizohen në kampionatin Italian: Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.