12-SHJA E SLLOVAKISË NDAJ KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, gjatë kësaj jave do ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit të Grupit B të vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.
Djelmoshat e Kosovës fillimisht do të përballen me Luksemburgun të enjtën, ndërsa të shtunën e zhvillojnë përballjen ndaj Sllovakisë.
Skuadra e Sllovakisë tashmë ka arritur në Kosovë me rosterin e saj ekipor dhe AsistiOnline.com ka arritur të sigurojë listën e basketbollistëve të përzgjedhur nga selektori, Zan Tabak për sfidën përballë Kosovës.
Vlen të ceket se në duelin ndaj Kosovës, Sllovakia do të paraqitet me vetëm 11 lojtarë, shkaku i telasheve me lëndime:
Lista e Sllovakisë:
Tre basketbollistët e fundit janë rezervistë që mund të inkuadrohen në roster në rast nevoje para ndeshjes.
Kosova do të përballet me Luksemburgun me 18 shkurt në Prishtinë nga ora 19:00. Ndërsa më 20 shkurt luan ndaj Sllovakisë, poashtu në Kosovë nga ora 19:00 dhe me fitore eventuale nga këto dy ndeshje kualifikohet tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.