Basketboll

SADDIQ BEY BËHET BASKETBOLLISTI I PARË NGA NBA DRAFT 2020 QË…

Prishtinë(AsistiOnline) – As Lamelo as Edwards e as Wiseman, Saddiq Bey është lojtari i parë i Draftit të sivjetëm që fiton çmimin e lojtarit të javës.

NBA ka lajmëruar se 21 vjeçari i zgjedhur si i 19-ti ne Draftin e vitit 2020 në NBA nga Detroit Pistons, Saddiq Bey ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i javës në lindje, me këtë rast ai bëhet rishtari i parë i Pistons që fiton këtë çmim qysh nga viti i largët 1982, kur e fitonte Kelly Tripucka.

Ai më këtë rast u bë lojtari i parë i hyrë këtë edicion në ligë që fiton çmimin e më të mirit të javës.

Për të arritur deri tek ky sukses, Bey pati paraqitje impresive radhazi në katër duelet e fundit, ai ndihmoi skuadrën e Detroit të fitonte në 3 duele teksa humbën një tjetër, duke arritur edhe statistika individuale fantastike dhe mesatare prej 17,8 pikësh, 5,5 kërcimesh dhe 2 asisteve për ndeshje në vetëm 26 minuta lojë.

I riu, Saddiq Bey poashtu theu edhe një rekord tjetër në këtë javë, duke u bërë basketbollisti i parë që në sezonin e tij debutues në NBA arrinë të realizoj të paktën 4 trepikësha në dy ndeshje radhazi.

Bey arriti të vendos një rekord personal në duelin ndaj Bostonit, ai realizoi plotë 30 pikë teksa ishte i saktë në të gjitha 7 gjuajtjet që pati për tre pikë, dhe arriti të koleksionojë plotë 12 kërcime ndaj një rivali të vështirë si Bostoni.

Në anën tjetër, ylli i ri i Phoenix Suns, Devin Booker fitoi cmimin e më të mirit të javës në bregun perëndimor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.