12-SHJA E KOSOVËS NDAJ LUKSEMBURGUT
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik, kanë shpallur 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.
Ky takim zhvillohet më 18 Shkurt, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles. Denis Zenelaj do të debutojë për Dardanët.
12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.
Orari
18 Shkurt
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 Shkurt
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia
Komentet janë të mbyllura.