Basketboll

EKSKLUZIVE: TY NICHOLS TRANSFERI MË I RI I VËLLAZINIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Vëllaznimit vazhdon të mos bëhet ‘rehat’ me lojtarët e rinjë të huaj të cilët po i ndërron për shkak të mos përmbushjes së pritshmërive.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht, se gjakovarët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me një emër të njohur për basketbollin e Kosovës.

Bëhet fjalë për amerikanin, Ty Nichols i cili për një stinor e gjysmë u paraqit me shumë sukses tek skuadra simpatike kosovare, Ponte Prizreni.

Nichols i gjatë 190 centrimetra dhe që luan në pozitën e organizatorit në edicionin e kaluar të anuluar nga pandemia COVID-19 u paraqit me Ponte Prizrenin dhe e mbylli sezonin në TOP-10 koshashënuesit më të mirë të ligës me mesatare prej, 19.9 pikëve për ndeshje.

Në stinorin vjeshtor të stinorit aktual, Nichols luajti poashtu te Ponte Prizreni me mesatare prej,15.7 pikëve, 7.1 asisteve e 4.0 kërcimeve për ndeshje.

Skuadra e Vëllaznimit nuk është duke u dorëzuar assesi në luftën për mbetje në Superligë dhe këtë më së miri po e dëshmojnë ndryshimet e shumta të bëra në javët e fundit, sikurse në shtabin teknik ashtu edhe në rosterin ekipor.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.