Basketboll

PELIKANËT KTHEHEN TE FITORJA, MPOSHTIN THELLË MEMPHISIN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në FedEx Forum të Memphisit, Neë Orleans iu rikthyen fitoreve pas tre humbjeve rradhazi duke mposhtur me rezultat të thellë 144-113 nikoqirët e Memphisit.

Ishte kjo fitorja e dytë e Neë Orleans ndaj Grizzlies brenda 10 ditësh dhe fitora e pestë rresht në 2 vitet e fundit.

Në temperaturat -11 gradë në Tennessee, Memphisi filloi ta nxehë atmosferën duke krijuar menjëherë epërsi prej +11 ndaj Pelikanëve me dyshen Morant-Valancianus. Por suksesi i vendasve ishte vetëm kaq. Nga çereku i dytë e tutje, djelmoshat e Stan Van Gundyt ishin më kërkues dhe efikas duke bërë që shpejtë ta përmbysin rezultatin për ta fituar thellë krejt në fund.

Tre lojtarë kanë shënuar mbi 20 pikë te Neë Orleans, me Zion Ëilliamsonin që ishte më I miri. Zgjedhja apo piku nr. 1 I vitit 2019 kontriboi me 31 pikë, 7 kërcime e 6 asistime duke shënuar mbi 20 pikë në 9 ndeshje rradhazi. Pas tij u dalluan Josh Hart me 27 pikë, që prej tyre realizoi 6 treshe ndrësa Brendon Ingram u ndal në 22 pikë. 

Te Memphisi, më i dalluari ishte I zakonshmi Ja Morant që takimin e përfundoi me 28 pikë, 7 kërcime e 8 asistime. 

Neë Orleans Pelicans arriti fitoren e 12 krahas 15 humbjeve ndërsa Memphisi pësoi humbjen e 12 ku ka edhe 11 fitore.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=fTKIba4Lvio

Komentet janë të mbyllura.