ISLANDA DEMOLON SLLOVAKINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Islanda e ka arritur fitoren e katërt në grupin B, parakualifikues për Kampionatin Botëror 2023.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Craig Pedersen ka arritur të mposhtë thellë Sllovakinë me rezultatin final, 79-94, në një ndeshje e cila në pjesën e parë ishte e ngushtë(20-20, 19-23), por pjesa e dytë i takoi krejtësisht Islandës(16-36, 24-15) që e fitoi me plotë meritë takimin.
Individët më të dalluar në fitoren e islandezëve sonte ishin, Jon Gudmundsson me 29 pikë, Tryggvi Hlinason me 17 pikë, Elvar Fridriksson me 16 pikë, Arnar Bjornsson me 12 pikë e Kjari Jonsson me 11 sosh.
Te Sllovakia me lojë të mirë u dalluan, Vladimir Brodziansky me 25 pikë e Mario Ihring me 19 pikë.
Me këtë triumf, Islanda e mbyll këtë tur parakualifkuese në pozitën e parë edhe pse do ta zhvillojë ndeshjen kundër Luksemburgut të dielën, por që nuk luan rol për asnjërin ekip.
Islanda të dielën luan ndaj Luksemburgut e Sllovakia ndeshet me Kosovën tonë në luftë direkte për kualifikim, poashtu të dielën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.