KASTRATI: NA MUNGOJNË SHIKUESIT, POR JEMI TË MOTIVUAR DHE LUAJMË PËR FITORE
Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, ka thënë se e dinë rëndësinë e takimit të sontëm ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë pas dy ditëve dhe se janë të motivuar për këto dy përballje.
“Të gjithë e dimë se si është situata. Në nëntor kemi humbur dy ndeshjet dhe në shkurt duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe të kualifikohemi tutje.Të gjithë e dimë rëndësisnë e ndeshjeve dhe do të japim maksimumin për tu kualifikuar tutje. Shikuesit do të na mungojnë shumë, sepse janë lojtari i gjashtë. Është përparësi që luajmë në Prishtinë, edhe pse fatkeqësisht pa tifozë. Besoj se do të kalojmë mirë”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së.
Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut sonte dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.
Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.
Komentet janë të mbyllura.