MUNGESË E MADHE TE KOMBËTARJA SHQIPTARE, RAST POZITIV ME COVID-19
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit, sot ndeshet me Qipron në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Në këtë duel që nisë nga ora 18:00, Shqipëria do të jetë pa njërin prej basketbollistëve kryesorë, Gerti Shima i cili ka dalur pozitiv në testin për COVID-19.
Lajmin se ka dalur pozitiv me virusin e dëmshëm që ka përfshirë botën, Shima e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Gjasat e Shqipërisë për kualifikim tutje në këto parakualifikime janë të vogla, pasi që djelmoshat kuqezinjë nga duelet e para kanë vetëm 1 fitore e 3 humbje. Fitorja e vetme në grup për Shqipërinë ka qenë ndaj Qipros në Durrës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.