Basketboll

PA E PRITUR, KOSOVA PËSON NGA LUKSEMBGURGU

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova e ka pësuar humbjen e tretë me radhë në parakualifikimet e Botërorit 2023, duke u mposhtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë nga ekipi kombëtar i Luksemburgut.

Dardanët kanë pësuar nga Luksemburgu me rezultatin përfundimtar të sfidës, 89-99, ndeshje kjo që ishte tepër interesante, por që në fund i takoi ekipit mysafir me meritë dhe shkaku i koncentrimit më të madh në ndeshje.

Që në start, Luksemburgu tregoi se nuk ka udhëtuar për formalitet, duke fituar fillimisht çerekun e parë, 23-32, ndërsa çereku i dytë u mbyll baraz, 23-23) e Luksemburgu shkoi në pushimin mes pjesëve me rezultat të konsideruar, 46-55.

Kosova e nisi më mirë pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë me rezultatin, 24-20. Ndërsa, Luksemburgu u këndell, përsëri në periodën e fundit dhe vendimtare duke e fituar atë, 19-24, periodë e cila i shërbeu për fitimin e krejtë ndeshjes.

Në fitoren e madhe të Luksemburgut sonte, rolin kryesor e patën komplet pesëshja startuese që arritën pikë dyshifrore: Clancy Rugg me 22 pikë, Oliver Vujakovic me 19 pikë, Alex Laurent e Ben Kovac me nga 18 pikë, si dhe Bob Melcher me 10 sosh.

Te Kosova s’mjaftuan për fitore, Divine Myles me 21 pikë, Erjon Kastrati me 13 pikë e Dardan Berisha me 12 sosh.

Me këtë humbje, Kosova ia vështirëson vetes gjasat për kualifikim. Pasiqë do ti duhet të mposhtë patjetër, Sllovakinë të dielën dhe në anën tjetër të pres nëse Luksemburgu do të mposhtet nga Islanda.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.