Basketboll

JANË PUBLIKUAR PESËSHET STARTUESE NGA DY KONFERENCAT PËR “ALL STAR GAME”!

Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i La Lakers, LeBron James dhe anëtari i Brooklyn Nets Kevin Durant udhëheqin listën e 20 lojtarëve më të votuar nga fansat, mediat dhe lojtarët në dy konferencat respektive, perëndim e lindje.

Ndeshja që do të jetë mes “Team LeBron” dhe “Team Durant” do zë vend më 7 mars dhe do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion.

Në perëndim, Jamesit i është bashkuar, Stephen Curry nga Ëarriors, Luka Donçiq nga Dallasi, Nikola Jokic i Denverit dhe Kaëli Leonard nga LA Clippers.

Nga ana tjetër, në konferencën perëndimore, Kevin Durant përkrah vetes do të ketë grekun Antetokounmpo nga Bucks, Bradley Bealin e Ëizards, Joel Emiid nga 76ers dhe Kyrie Irving nga skuadra e tij.

Vlen të ceket se nga 10shja startuese, 5 lojtarë janë jo amerikan. Katër nga ta janë evropian dhe Irving që vjen nga Australia.

Në këtë ballafaqim, lojtari më me përvojë do të jetë LeBron James që merr pjesë për herë të 17 në All Star Game dhe pas tij vjen Kevin Durant me 11 paraqitje në shfaqjen e përvitshme të NBA.

Përndryshe lojtari më I votuar është LeBron James që ka arritur 5,922,554 vota. Pas tij vjen Kevin Durant me 5,567,106 vota dhe në shkallën më të ulët të podiumit është Stephen Curry me 5,481,033 vota.

Në banëkn rezervë të perëndimit do të jenë Anthony Davies, Paul George, Zion Ëilliamson, Damian Lillard dhe Donovan Mitchell.

Ndërsa në pankinën e lindjes do jenë Jayson Tatum, Jimmy Butler, Bam Adebayo, James Haden dhe Zach Lavine.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.