Basketboll

LEBRON JAMES BËHET LOJTARI MË I RI QË ARRIN NË KUOTËN E 35 MIJË PIKËVE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me Michael Jordanin dhe të ndjerin Koby Bryant që ka lënë mbrapa, LeBron James është më afër se kurrë ta kaloj Karl Malonen dhe pse jo edhe Kareem Abdul-Jabbar në listën e pikshënuesve më të mirë të historisë.

Kështu, në ditën e sotme përball Brooklyn Nets, LeBron James është bërë basketbollisti më i ri në histori që arrin në 35 mijë pikë të shënuara duke ju bashkuar Abdul-Jabaarit dhe Malones në listën e pikëshënuesve më të mirë. 

Në sezonin e 18, James ka një mesatare prej 25 pikësh në ndeshje që kur e ka filluar në Cleveland dhe tani është poashtu basketbollisti i parë në histori që ka shifra mbi 35 mijë pikë, mbi 9500 kërcime dhe mbi 9500 asistime.

Përndryshe nëse James do e arrij rekordin e vendit të parë që e mbanë Abdul Jabarr, I duhen sëpaku edhe 134 ndeshje të sezonit të rregullt nëse dëshiron ta kap. 

James në humbjen ndaj Brooklynit shënoi 32 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.