MAXHUNI E KOPONEN SHKËLQEJNË NË FITOREN E FINLANDËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Forma e lartë e basketbollistit me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni po vazhdon edhe me shtetin të cilin ai e përfaqëson, Finlandën.
Maxhuni së bashku me yllin e shumë skuadrave evropiane, Petteri Koponenin e kanë udhëhequr Finlandën drejt fitores së dytë në kualifikimet për Eurobasket 2022, duke mposhtur Zvicrën, 92-84.
Koponen me 21 pikë, 4 asiste e 2 kërcime, ishte pikëshënuesi më i mirë i Finlandës sot, ndihmuar maksimalisht edhe nga 21 vjeçari ynë, Edon Maxhuni që performoi poashtu shkëlqyer për 18 minuta lojë, duke realizuar 17 pikë, 4 kërcime e 1 asist.
Me këtë triumf, Finlanda tash ngjitet si e dyta në tabelë me 2 fitore e 3 humbje dhe me fitore eventuale kundër Gjeorgjisë, kualifikohet në Evropian.
Definitivisht, Edoni me paraqitjet e jashtëzakonshme sivjet, po na bën krenar në parket dhe jashtë tij, shpresojmë që forma e lartë ti vazhdojë dhe që në të ardhmen shohim në top-klube evropiane dhe jo vetëm.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.