MILWAUKEE ME HUMBJEN E 5 RRESHT, MPOSHTET NGA RAPTORS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra që po udhëhiqet nga “greku i frikshëm” Giannnis Antetokounmpo ka shijuar humbjen e pestë rradhazi duke bërë që skuadra të kaloj në një krizë të thellë. Kështu, Bucks mposhtën thellë nga kanadezët e Torontos me rezultat 110-96.
Edhe pse Antetokounmpo kompletoi double double, takimi ishte I dominuar nga Raptors që nuk I dhanë asnjë shansë nikoqirve të Bucks për ndonjë rikthim eventual të rezultatit në favor të tyre. Ky është edhe viti I katërt që Milëaukee nuk arrin ta mposhtë Toronton.
Më I dalluari për kanadezët ishte Norman Poëell me 29 pikë, 4 kërcime e 3 asistime ndërsa përkrahu I qëndroi Pascal Siakam me 27 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.
Nga ana tjetër, më i miri për Bucks ishte MVP I sezoni të kaluar, Antetokounmpo që kompletoi double doublen e 22 në karrierë, ndeshjen e mbylli me 23 pikë, 12 kërcime e 8 asistime.
Tani Bucks rrëshqitin në vendin e tretë me 16 fitore e 13 humbje ndërsa Toronto ngjitet në vendin e gjashtë me 14 fitore e 15 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.