YLLI ZYRTARIZON TRANSFER SHQIPTAR NGA GREQIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit vazhdon të freskojë ekipin me ardhje të reja kohë pas kohe.
Emri i fundit që iu është bashkuar klubit nga Suhareka, është shqiptari Nikolla Haruni.
Aloja 200 centimetërshe vjen nga Shqipëria, por që gjatë gjithë karrieres si profesionit ka qenë aktiv në basketbollin e Greqisë.
Haruni tashmë ka arritur në qytetin e Suharekës dhe do të jetë nën-urdhërat e trajnerit, Fatih Gezer që nga dita e nesërme.
Vlen të ceket se me ardhjen e Harunit nga skuadra e Yllit është larguar basketbollisti tjetër nga Shqipëria, Frenki Lilaj që nuk i arriti pritshmëritë e klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.