Basketboll

BASHKIMI TRANSFERON ALO-QENDËR TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar transferin e radhës të huaj në skuadër.

Portokallinjët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Obinna Oleka.

Oleka është 203 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 4 dhe 5. Ai vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, me të cilën ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara.

Oleka gjithashtu ka karrierë edhe në skuadrat si KTE-Duna (Hungari), Gigantes de Jalisco (Meksikë), St. John’s Edge (Kanadë), Argention de Junin (Argjentinë) si dhe Enea Brindisi (Itali).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.