Basketboll

BOSTONI HAKMERRET PËR HUMBJEN E FUNDIT, KALON PA TELASHE ATLANTAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Një takim tjetër interesant që u luajt të shtunën në mëngjes ishte edhe ai mes dy skuadrave që kanë shumë yje të rinjë në përbërje, Bostonit dhe Atlantës.

Dy skuadrat që u takuan edhe mëngjesin e të enjtës me njëra-tjetrën këtë herë nuk dhuruan të njejtat emocione.

Boston Celtic ishin dukshëm më të mirë nga fillimi e deri në fund për të triumfuar me rezultatin 109–121 në “State Farm Arena”, duke u rikthyer kështu tek fitoret.

Bostoni vazhdon të mbetet në pozitën e pestë të lindjes, por tashmë apetitet janë shtuar që kjo gjendje tabelore të përmirësohet edhe më tutje.

Më i miri i këtij dueli ishte Kemba Walker me 28 pikë dhe 6 asistime, teksa mirë gjithashtu u paraqit edhe super talenti i skuadrës Jason Tatum me 25 pikë.

Tek Atlanta të vetmit që u munduan të bënin diçka ishin dyshja Trae Young dhe Clint Capela që realizuan 55 pikë së bashku.

Këto dy skuadra do të takohen përsëri me njëra-tjetrën në javën që vjen.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=y5NPKEkwYo0

Komentet janë të mbyllura.