Basketboll

DUEL FANTASTIK MES BOOKER DHE INGRAM…

Prishtinë(AsistiOnline)Pas 48 minutave shumë interesante dhe me plotë pikë të realizuara në fund triumfoi skuadra e Booker, Phoenix Suns me rezultatin 132-114.

Diferenca u bë në çerekun e fundit, aty ku Suns triumfuan me rezultatin e thellë 41-12 për ta arritur edhe fitoren e 18 të këtij edicioni dhe për të treguar dhe një herë që do luftojnë deri në fund për një vend në playoff.

Chris Paul ishte më i dalluari në këtë duel, organizatori veteran arriti të shënoj 15 pikë dhe të dhuroj hiç më pak se 19 asistime për shokët e skuadrës, teksa dyshifror të dyfishtë shtoi edhe Deandre Ayton (16 pikë, 16 kërcime).

Në anën tjetër për pelikanët më i miri në parket ishte Brandon Ingram me 25 pikë, por hiç më mbrapa nuk mbetet as Lonzo Ball që realizoi 21 pikë dhe dhuroi 12 asistime.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=fw1SYv2kU40

Komentet janë të mbyllura.