Basketboll

FITOJNË PHILLY E NUGGETS, EMBIID E MURRAY ME REKORDE PERSONALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Chicago dhe Philadelphia dhuruan spektakël në Ëells Fargo Center.

Skuadra me titullarët më të rinjë në NBA treguan se mund t’ia bëjnë të vështirë punën edhe gjigantëve që mbajnë pozitën e parë në bregun lindor, Philadelphia 76ers.

Takimi mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të ngushtë 112-105 në favor të Philadelphias.

Senzacional në këtë përballje ishte Joel Embiid që realizoi 50 pikë dhe 17 kërcime, duke thyer rekordin e tij personal për pikë të shënuara.

Tek Bulls mirë luajti LaVine me 30 pikë, pork jo nuk mjaftoi që ata të dilnin fitimtar nga Ëells Fargo Center.

Chicago janë duke luftuar për pozitën e tetë që të shpie në playoff, ndërsa Philadelphia në anën tjetër po i bëjnë konkurrencë Brooklyn Nets për lidershipin e lindjes.

Nuggets fitojnë pa problem ndaj Cavaliers, Murray shënon 50 pikë

Nikola Jokiq me shokë ia kanë dal të marrin edhe fitoren e 16-të sezonale në NBA. Ata kanë triumfuar kundër ish-kampionëve të Cleveland Cavaliers me rezultatin 120-103.

Që nga fillimi i ndeshjes u vërejtë se në parket do të dominonte vetëm një skuadër dhe ashtu ndodhi.
Nuggets triumfuan në çerekun e parë me rezultatin 33-22, e pastaj edhe në të dytin me rezultatin 36-27 për të shkuar kështu në pushim me një epërsi shumë solide.

Në pjesën e dytë takimi ishte paska më i barabarte, por përsëri vërehej dominimi i Nuggets që
administruan rezultatin.

Në këtë takim për Denverin më i miri ishte padyshim Jamal Murray që realizoi plotë pikë duke thyer
kështu rekordin e tij të deritashëm personal prej 50 pikëve, mirë poashtu u paraqit edhe Michael Porter Jr. me 22 pikë dhe 7 kërcime.

Tek rivalët e Cavaliers me lojë të mirë u dallua vetëm Jarret Allen që shënoi 20 pikë dhe bëri 10 kërcime, por pa mundur të bëjë diferencën në rezultat.

Me këtë fitore Nuggets vendosi kandidaturën për pozitat e para në tabelë dhe inkuadrim në fazën
playoff. Cleveland në anën tjetër vazhdojnë të mbesin në pozitën e parafundit të lindjes.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Dl0YLdJTSys

https://www.youtube.com/watch?v=aqzbzgkro2o

Komentet janë të mbyllura.