GRIZZLIES ”ARRË” E FORTË PËR PISTONS, FITORJA E TRETË RRESHT E TORONTOS
Prishtinë(AsistiOnline) – Pistonët ngecën në ”FedExForum” duke mos arritur asnjëher të futeshin në element dhe duke humbur kështu edhe sfidën e 21-të nga 29-të të luajtura gjithsejt.
Ja Morant me shokë triumfuan në këtë duel me rezultatin e thellë 109-95.
Grizzlies krijuan avantazh të thellë prej 35–17 në 12 minutat e parë të takimit e pastaj e administruan
atë në mënyrë të përkryer në vazhdim duke mos i lënë shancë rikthimi skuadrës së Detroit.
Të gjithë basketbollistët e inkuadruar tek Memphisi u paraqitën mirë, por më i miri padyshim ishte Ja
Morant me 29 pikë.
Detroit luajti mirë në grup, por nuk pati atë lojarin lider që zgjidh të gjitha problemet e një skuadre.
Kjo fitore Memphisin e fut në luftë serioze për playoff, kjo pasi tani ata kanë 13 fitore dhe 12 humbje.
Në anën tjetër Detroit vazhdon të mbetet edhe më tutje skuadra e fundit në renditjen e lindjes.
Takimi me shumë pak pikë fitohet nga Toronto
Kanadezët kanë arritur të gjejnë fitoren e 15-të sezonale në duel me skuadrën më të dobët të
perëndimit dhe të të gjithë NBA në bazë të rekordit që ka, Minnesotan.
Rezultai përfundimtar i këtij dueli ishte 86-81 në favor të Raprtos.
Norman Powell ishte fantastic me 31 pikë dhe 6 kërcime, teksa nga ana tjetër deri diku mirë u paraqit
vetëm ylli i ekipit Karl Anthony Towns me dyshifrorë të dyfishtë prej 19 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Kjo fitore ish-kampionët e Toronto Raptors i fut në garë për playoff, ndërsa Minnesota duket që nuk do ketë asnjë gjasë për ta arritur atë fazë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=YvBnJDLVkE8
Komentet janë të mbyllura.