Basketboll

ISLANDA FANTASTIKE I JEP RASTIN KOSOVËS PËR KUALIFIKIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Islanda e ka mposhtur Luksemburgun në sekondat e fundit, ndeshje kjo e vlefshme për parakualifikimet e Botërorit 2023.

Islandezët përkundër se e kishin siguruar kualifikimin, madje edhe pozitën e parë, luftuan deri në fund dhe  arritën fitore, 84-86, duke ia dhënë Kosovës shansin që nëse triumfon ndaj Sllovakisë, të kualifikohet edhe ajo.

Tryggvi Hlinasson me 25 pikë ishte kontribuesi kryesor i Islandës sonte, por kontribuan edhe Jon Axel me 17 pikë dhe Elvar Fridriksson me 16 sosh.

Tek Luksemburgu s’mjaftuan për fitore,  Oliver Vujakovic me 20 pikë e Bon Melcher me 18 pikë.

Islanda me këtë triumf, arrin në kualifikime për Botëror, ndërsa Luksemburgu eliminohet nga gara.

Kosova sfidën e saj e zhvillon nga ora 19:00, sonte ndaj Sllovakisë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.