Basketboll

KOSOVA SONTE NDAJ SLLOVAKISË, SHPRESON NË KUALIFIKIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, sonte e zhvillon ndeshjen e fundit para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Në këtë duel shumë domethënës, Kosova do të sfidohet nga Sllovakia që poashtu e kërkon fitoren për të tentuar kualifikimin, gjithnjë nëse Luksemburgu mposhtet nga Islanda.

Kosova ndeshjen përballë Sllovakisë e zhvillon sonte nga ora 19:00, ndërsa, Islanda ndeshet me Luksemburgun nga ora 16:00. Neve na mbetet të shpresojmë në kualifikimin e ekipit tonë dhe të mbushemi mend që herave të tjera të mos mbetemi në ‘ymytin’ e dikujt tjetër.

Rezultatin e ndeshjes në mes të Kosovës dhe Sllovakisë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të saj, si zakonisht do mund ti gjeni në portalin ekskluziv basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.