Basketboll

MPOSHTET KOSOVA, PËRSHËNDETET NGA GARAT E BOTËRORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A e ka mbyllur aventurën e saj parakualifikuese për Botërorin 2023 me humbje.

Dardanët janë mposhtur nga Sllovakia në Prishtinë me rezultatin final dhe të ngushtë, 73-77.

Djelmoshat e Kosovës e nisën shumë më mirë këtë sfidë, madje në pjesëlojën e parë kishin avantazhin deri +14 pikë, duke e fituar fillimisht çerekun e parë, 23-15, ndërsa i dyti i takoi Sllovakisë, 14-20 dhe skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat, 37-35 në favorin e Kosovës.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë mes dy skuadrave dhe me Sllovakinë që i fitoi ngushtë periodat tre dhe katër(17-20, 19-22), të cilat i shërbyen për ta fituar krejtë takimin dhe njëkohësisht ia siguruan edhe kualifikimet për Botëror shtetit të Sllovakisë.

Basketbollistët më të vlefshëm në fitoren e Sllovakisë sonte ishin, Vladimir Brodziansky me double-double(24pk, 18krc), si dhe Simon Krajcovic, Richard Korner e David Abrham me nga 12 pikë secili.

Te Kosova vetëm Dardan Berisha arriti pikë dyshifrore(24), ndërsa 9 sosh i pati edhe Divine Myles.

Me këtë humbje, Kosova eliminohet nga gara për ti arritur kualifikimet e Botërorit 2023.

Nga Grupi B ku ishte Kosova, tutje kalojnë, Islanda dhe Sllovakia.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.